Një pikë e “voçkël” në Gjirin e Llamanit, me sipërfaqe 101.200 metra katrorë, do të zhvillohet për bukuri. Media dokumentet e projektit, i cili po zhvillohet nga dy biznesmenët Redjan Basha dhe A.M.
Me veprime dhe dokumente tepër të pastra, duke qenë se zona është tërësisht shkëmbore, ata kanë arritur që të bindin qeverinë dhe veçanërisht ish-ministren e Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila ka firmosur edhe lejen e zhvillimit.
Prej shumë vitesh, biznesmeni Basha dhe ortaku i tij, i cili vijon që të shfrytëzojë të gjithë Gjirin e Llamanit, duke ngritur lokale dhe restorante luksoze, në një nga gjiret më të bukura të detit Jon, midis Himarës dhe Porto Palermos.
Rezorti do të ketë një sipërfaqe plot 101.200 metra katrorë.

Leja e zhvillimit u firmos me shpejtësi para zgjedhjeve të fundit parlamentare, madje nga Mirela Kumbaro, ministrja e Mjedisit e cila i njeh mirë këto pika të “voçkla” në tripin e Shqipërisë.
Qeveria ka miratuar lejen e zhvillimit për projektin “Amantes”, në Bashkinë Himarë, një “resort multifunksional, hotel, vila dhe shërbime me subjekt ndërtues shoqëritë ‘Capital B’ dhe ‘Bega 07’”.
Kompania Capital B ka si pronar Redjan Basha ndërkohë që firma Bega 07 ka përvojë.

Në dokumentet që ka hulumtuar nga mediat shkruhet se projekti “Amantes” është vlerësuar dhe trajtuar duke marrë në konsideratë të gjithë aspektet si ato strategjike, ndërtimore, sociale, ekonomike dhe mjedisore. “Projekti i resortit me 5 yje ‘Amentes’ do të zhvillohet në zonën e plazhit të Llamanit, në kufi me plazhin e Himarës, në Bashkinë Himarë,e cila ndodhet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë” thuhet në lejen e zhvillimit.
Sipas saj, resorti “Amantes” shtrihet në kodrën përbri plazhit të Llamanit. “Sheshi i ndërtimit të resortit ka një sipërfaqe prej 101.200 metra katrorë me dalje të drejtpërdrejtë në plazhin shkëmbor të detit Jon, duke ofruar një pamje mahnitëse të detit për të gjithë pushuesit dhe vizitorët e resortit” shkruhet në këtë leje.



