Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Podkastin FLASIM lidhur me hetimin e SPAK mbi tenderat e dhëna nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe skandalin e fundit që lidhet me këtë institucion.
Rama theksoi se AKSHI po përballet me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve, duke vënë në qendër Mirlinda Karçanain, e cila udhëhoqi realizimin e vizionit qeverisës për transformimin digjital të shtetit me përkushtim dhe dijeni për 12 vite. Kryeministri nënvizoi se Karçanai ndodhet aktualisht nën një masë sigurie për një akuzë të rëndë, por theksoi se e vërteta mund të dalë vetëm nga drejtësia dhe jo nga “700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike”.


