Pushtuan tokën e parkut kombëtar të Butrintit, inspektorët mbyllën sytë me lekë

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë pesë persona, përfshirë kryeinspektorin dhe disa inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) në Sarandë, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.

Hetimet kanë zbuluar se në zonën e Ksamilit, konkretisht në vendin e njohur si “Kanali i Vivarit”, janë kryer ndërtime pa leje nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Personi që ka ndërtuar pa leje është Resul Piro, dhe mbi të rëndojnë akuzat “Ndërtimi i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Sipas prokurorisë, punonjësit e IVMT nuk kanë ndjekur procedurat ligjore, duke mos konstatuar plotësisht punimet e paligjshme dhe duke mos shqiptuar masën administrative të parashikuar me ligj.

Në gjykatë janë dërguar kryeinspektori Artur Musa, inspektorët Vangjel Xhavara, Erton Zekaj, Besian Koci, të akuzuar për ndërtim të paligjshëm në zonën e Ksamilit.

Latest articles

Related articles