“Afera” miliona €| Edi Rama emëroi Leonidha Çobon e “Bankers” këshilltar të Ballukut

spot_img
Advertisements

Leonidha Çobo është ish-administratori jetëgjatë i kompanisë koncesionare të naftës, “Bankers Petroleum”. Ai ka mbajtur funksionin e lartë në shoqërinë private prej vitit 2005 e deri në vitin 2016.

Përgjatë kësaj periudhe, ai dyshohet se i ka krijuar Buxhetit të Shtetit një dëm kolosal financiar, nëpërmjet disa veprave penale, si “Krijimi i skemave mashtruese, lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”; “Fshehja e të ardhurave”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrës nga organet tatimore”.

Çobo u mbajt në paraburgim prej Korrikut 2025 deri në nëntor 2025, kur Gjykata e Posaçme e shkallës së parë vendosi ndaj tij “arrest në shtëpi”. Në fillim, ai dhe një dyzinë zyrtarësh të tjerë të shoqërinë “Bankers Petroleum”, u hetuan nga Prokuroria e Fierit, e cila më pas e kaloi për kompetencë pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Kjo e fundit, duke i shtuar hetimit edhe veprën penale të “Grupit të Strukturuar kriminal”, kanë marrë vendimin e gjykatës për ta mbajtur Leonidha Çobon në “arrest me burg”. Gjykata e Posaçme e shkallës së parë, në 4 nëntor 2025, caktoi ndaj tij masën “arrest në shtëpi”.

Në fund të nëntorit 2025, Çobo dhe avokatët e tij kërkuan nga Gjykata e Posaçme e Apelit heqjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”. Sipas tyre, aktet e Prokurorisë nuk provojnë akuzën ndaj Leonidha Çobos dhe nuk justifikojnë masën e sigurisë. Ndërsa prokuroret e çështjes, Anita Jella dhe Enkelejda Millonai kërkuan rikthimin e tij në burg.

Në aktet gjyqësore, të konsultuara nga mediat, rezulton ndër të tjera një fakt interesant-punësimi i Leonidha Çobos si këshilltar zv.kryeministres Belinda Balluku, me firmën e kryeministrit Edi Rama, pasi ai ishte larguar nga drejtimi i shoqërisë “Bankers Petroleum”.

Latest articles

Related articles