Ditën drejtora e natën shitës dr0ge! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar shefi i Zyrës së Pasurive të ONE Albania

spot_img
Advertisements

Erald Sina, drejtuesi i Departamentit të Zyrave dhe Pasurive dhe Artan Pullazi, Team Leader pranë kompanisë telefonike “ONE Albania”, kanë dalë këtë të premte para Gjykatës. Sina dhe Pullazi, së bashku me 20 persona të tjerë ranë në prangat e Policisë dy ditë më parë gjatë një operacioni të madh antidrogë.

Burime për mediat bëjnë me dije se këta 22 shtetas kanë dalë ditën e sotme përballë togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërkohë që janë mësuar edhe mënyrat se si ata ranë në kurthin e Antidrogës së Tiranës.

Mësohet se kanë qenë agjentët e infiltruar ata të cilët kanë arritur të depërtojnë brenda këtij grupi. Ata janë paraqitur si blerës, duke dokumentuar kështu këtë aktivitet të paligjshëm që ishte shtrirë në të gjithë kryeqytetin.

Dy netë më parë seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka firmosur masat e sigurisë “Arrest në burg” për 22 shtetas, 5 të tjerë janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal.

Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.

Personat e arrestuar janë: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela, Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në:

Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit. Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

Latest articles

Related articles