Hetimet për aferën “Bankers” | SPAK po heton rolet e ish-ministrave Ahmetaj dhe Denaj

spot_img
Advertisements


Gazetarja investigative Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, .

Ajo dha detaje nga hetimet që po zhvillon SPAK për aferën e Bankers Petroleum, pasi Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencë, dhe tha se SPAK po heton rolet e ish-minstrave Arben Ahmetajt dhe Anila Denaj.

Prokuroria e Fierit, pasi firmosi urdhër arrestet dhe shpalli në kërkim aksionerë të tjerë, shpalli moskompetencën dhe e dërgoi në SPAK, pasi u gjet përballë dy momenteve. Prokuroria e Fierit pretendon se ka gjetur elementë që implikojnë zyrtarë të lartë shtetëror deri në nivel ministrash dhe momenti i dytë, të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë, dyshohet se kishin vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe Prokuroria e Posaçme e ka pranuar këtë çështje penale dhe ka regjistruar veprat penale, krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, fshehje e të ardhurave, pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, shpërdorim detyre, moskryerje e detyrave nga organeve tatimore, korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Në mënyrë të përmbledhur, nga zyrtarët e lartë rezultojnë dy emra, ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili dyshohet të ketë favorizuar kompaninë Bankers. Zoti Ahmetaj është në arrati dhe ndoshta mund të ketë reagimin e tij për këtë çështje, por pretendohet se ka patur në mënyrë të vazhdueshme kontakte me administratorët e Bankers dhe bëhet fjalë për dhënien e disa tokave për shfrytëzim.

Nga ana e administratorëve dhe drejtorëve të Bankers, i është kërkuar të punësohet në ministrinë që drejtonte, në kohën që bëhet fjalë për veprën penale. Ahmetaj ishte ministër.

Zyrtari tjetër i lartë, është ish ministrja Anila Denaj, bëhet fjalë për mosveprime nga ana e saj pasi ka një gjobë në vlerën 120 mln euro, që fillimisht është vënë gjobë dhe detyrimet shkojnë në total, por po hetohet roli i zonjës Denaj në raport me aferën Bankers. Nuk ka ende emra të regjistruar, Ahmetaj dhe Denaj nuk janë regjistruar tek personat nën hetim, por po hetohet roli i tyre. Prokuroria e Fierit ka ngritur dyshime për këta të dy, sepse disa nga veprat penale që lidhen me shpërdorimin e detyrës, mund të gjenden edhe për zyrtarë të tjerë dhe ministra të tjerë të mëparshëm, por për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar që nga 2004, disa nga veprat penale janë të parashkruara nga ligji.

Latest articles

Related articles