Av. Ngjela: Beogradi ka shkatërruar sektorin e naftës në Shqipëri, me veglat e veta

spot_img
Advertisements

Nga Spartak Ngjela

Brogradi prej shumë vitesh ka sulmuar shkencëtarët e naftës në Shqipëri dhe ka sabotuar punën me veglat e veta që ka pasur gjithmonë nëpër qeveritë shqiptare.
I gjithë qëllimi i Beogradit ka qenë sabotimi i ekonomisë shqiptare, dhe ia arriti në vitet 1992 – 1996 Beogradi shkatërroi dy vendburime naftëmbajtëse në Shqipëri, veçanërisht atë të Shpiragut, i cili ende nuk po e merr dot veten
Po SPAK, a po merret me këtë çështje, apo është i kërcënuar?
Të shohim se çfarë do të na thotë shkenca e naftës në Shqipëri në të ardhmen e afërt, sepse dihet prej kohësh që vendburimi i naftës në Shpirag është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë.
Megjithatë duhet të theksojmë dhe ta bëjmë të qartë se ndërkohë çështja e naftës në Shqipëri po ndihmohet nga shkenca amerikane dhe nga shkencëtarët amerikanë që po ndodhen në Shqipëri.
Gjithsesi duhet theksuar se kjo është koha që Shqipëria të rikuperohet te industria prodhuese e cila u shkatkreua e gjitha gjatë viteve 1992 – 1996 nga agjentura e Beogradit në qeveritë që kaluan në Shqipëri.
Dhe kemi të dhëna që SPAK po merret shkencërisht edhe me hetimin e kësaj çështjeje.
Le të presim dhe të shpresojmë.

Latest articles

Related articles