Afera ‘Bankers’| Loni Çobo, ministrat e kinezët si “Vefa” e Vebi Alimuçës, piramida 20 vjeçare

spot_img
Advertisements


Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV është diskutuar afera e kompanisë Bankers Petroleum.

Analisti Andi Bushati e ka cilësuar këtë çështje si një “vjedhje spektakolare”, duke theksuar se një skemë e tillë nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri.

Sipas Bushatit, për rreth 20 vite, kompania nuk ka dhënë asnjë kontribut financiar për shtetin shqiptar.

Flasim për dosjen Berisha, dosjen Partizani dhe themi, Sali Berisha dyshohet, akuzohet se favorizoi dhëndrin të bëhet me toka. 5D-ja, krijoi kompani ti merrte vetë lekët e Bashkisë. Për Bankers kush është thelbi? Për çfarë akuzohet kjo kompani? Çfarë ka bërë të ngjashme, nëse do t’ju shpjegonim një fëmije?

Këta kanë bërë skemë të paligjshme për të nxjerrë përfitime të paligjshme. Kush është kjo skemë?

Këto, letërporosi, llogari, banka në Austri, na shërbejnë për të kuptuar, jo a është vjedhur apo jo, sepse jemi dakord të gjithë që është vjedhur, sepse 20 vjet këta nuk kanë dhënë asnjë lek, por për të kuptuar emrat se kush i ka vjedhur. Lekët kanë firuar.

Skemë më spektakolare vjedhje në Shqipëri nuk ka ndodhur, as Vehbi Alimuça, ky është rrëmbim spektakolar.

Latest articles

Related articles