Sali Berisha, gjatë një konference për mediat në selinë e PD-në, ka bërë një thashethemnajë në lidhje me vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese në lidhje me çështjen e Ballukut.
Berisha tha se dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese i kanë miqve të tyre se Edi Rama ka marrë fund, por sërish do të votojnë në favor të tij në datën 22 janar, pasi sipas Berishës po iu bëhet presion i jashtëzakonshëm.
“Vetëm dje, dy gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, skllevër mjeranë të pushtetit u deklaronin miqve të tyre, se e kuptojmë se Edi Rama ka marrë fund, por përsëri na kërkojnë që në datën 18 të votojmë në favor të tij.
Dy gjykatës Kushtetues skllevër të pushtetit, i dini ju, lexoni librin e gjeni kush janë. Aty ka dhe gra, nuk po them gra, burra. Dy burra, gjykatës skllevër të pushtetit u deklaronin miqve të tyre në mënyrë të pavarur, se ne e kuptojmë se Edi Rama ka marrë fund, por prapë na bëjnë presion të jashtëzakonshëm për të votuar për të në datën 18”, tha Berisha duke ngatërruar datën 22 janar kur Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin.


