Shehaj: Respekt maksimal për të gjithë qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit

spot_img
Advertisements

Drejtuesi i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN se arsyeja kryesore pse nuk iu bashkua protestës së PD lidhet me mungesën e koherencës dhe besueshmërisë së Partisë Demokratike.

Ai theksoi se nuk mund të mbrohet drejtësia një ditë dhe të sulmohet ditën tjetër, pasi kjo minon besimin e qytetarëve.

Sipas Shehajt, para se politika t’u bëjë moral qytetarëve, duhet të pyesë veten nëse është e besueshme.

“Berisha tha që ne jemi opozita dhe i shërbejmë Ramës dhe tani thotë: pse nuk erdhët në protestë. Por nuk është vetëm kjo arsyeja, sepse nuk është se më mbetet qejfi mua nga çfarë thotë Partia Demokratike.

E vërteta është që ne na ndan qëndrimi në lidhje me protestën. Për çfarë po protestojmë? Po protestojmë për arritjet e drejtësisë, për faktin se si drejtësia më në fund po nxjerr para drejtësisë të korruptuarit, por si ishte e mundur që drejtësinë njëherë e komplimentojmë dhe pastaj nga ana tjetër e quajmë Altin Troplini. Kjo tregon se nuk ka koherencë dhe kur nuk ka koherencë, humbet besueshmëria.

Si mundemi të bëjmë një protestë? Ky është problemi kur flasim për besimin e qytetarëve. Në radhë të parë është besueshmëria. Kushdo që i bën moralin qytetarëve, duhet më parë t’i bëjë një pyetje vetes. Mirëpo, a jam unë i besueshëm, mjaftueshëm i besueshëm?

Ky është hapi i parë. Hapi i dytë pastaj është të punosh, të vazhdosh, të përpiqesh të bindësh dhe jo t’i bësh gjyqin qytetarëve.

Unë kam respekt maksimal për të gjithë qytetarët që dalin dhe protestojnë kundër korrupsionit, që reagojnë pavarësisht se janë anëtarë partie apo nuk janë, apo janë qytetarë të thjeshtë.. nuk besoj se ka shumë rëndësi.

Të gjithë ata që thonë “po ç’a u arrit me protestën”, protestat bëhen dhe nuk është se në çdo vend të botës bëhen protesta dhe bie qeveria sepse do ishte e thjeshtë që qeveria të binte çdo ditë.

Protestat bëhen për të dhënë një mesazh, për të treguar se me kë je: je me drejtësinë apo je me të korruptuarit. Je i indinjuar, si i indinjuar është një formë proteste, prandaj quhet protestë. Është ngritje zëri dhe shumë mirë bëjnë që protestojnë. Është e drejta e tyre, mirë bëjnë.

Latest articles

Related articles