Çmimi i arit ka arritur një tjetër nivel rekord, duke u tregtuar mbi 4,400 dollarë për ons për herë të parë.
Analistët thonë se çmimi i metalit të çmuar është rritur për shkak të pritjeve se banka qendrore e SHBA-së do të ulë më tej normat e interesit vitin e ardhshëm.
Ari e nisi vitin me një vlerë prej 2,600 dollarësh për ons, por tensionet gjeopolitike, tarifat e Trump dhe pritjet për ulje të normave të interesit kanë shtuar kërkesën e investitorëve për asete të sigurta, të tilla si ari dhe mallra të tjera.
Çmimet e metaleve të tjera të çmuara, si argjendi dhe platini, janë rritur gjithashtu.
Sipas Adrian Ash, drejtor i kërkimit në tregun e lingotave të arit BullionVault, çmimi i arit është rritur me më shumë se 68% këtë vit, rritja më e lartë që nga viti 1979.


