Zhduken 3 milionë euro verë e Ergys Agasit, në kërkim kushëriri i tij

spot_img
Advertisements

Një skandal i paprecedentë ka përfshirë institucionet shtetërore. Vera miliona euro që u zbulua në vilën e Ergys Agasit është zhdukur. Në kërkim është shpallur kushëriri i tij Eno Agasi.

Historia është e tillë. Burime për VNA kanë thënë se pasi agjentët e BKH-së konstatuan kantinën e verës njoftuan drejtorinë e Doganave pasi malli ishte kontrabandë.

Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe përllogaritën një dëm prej 400 mln lekësh buxhetit të shtetit nga mospagimi i akcizës. Për shkak se ishte natë dhe nuk mund të bëhej transporti, malli u la në ruajtje në vilë.

Latest articles

Related articles