Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 14:35, në një lokal pranë një pallati në zonën e Radio Kukësit, janë plagosur me armë zjarri shtetasit Amarlido Cena, 36 vjeç, dhe Sadik Kapica, 65 vjeç. Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake, Policia dyshon se autorë të ngjarjes janë shtetasit Fatri Iseberi, 39 vjeç, dhe Ndricim Iseberi, 38 vjeç, vëllezër, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.


