Hasimja për protestën e PD: Vendi në një situatë të ngjashme me Rumaninë

spot_img
Advertisements

Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në një lidhje live për emisionin Review me Greta Topjanën në Euronews, komentoi në lidhje me protestën e opozitës, e cila pritet të mbahet të hënën.


Hasimja theksoi se protestat mund të jenë një mundësi për të sfiduar qeverinë dhe theksoi se, pavarësisht vështirësivë qëmund të ketë opozita në organizimin e një lëvizjeje të gjerë, këto hapa janë të domosdoshëm për të ndryshuar dinamikën politike ndërsa bëri një krahasim të situatës aktuale me Rumaninë në vitet 2013-2018.

“Brenda PD-së, shumë njerëz duan të shprehin më shumë angazhim dhe gjallëri në protesta, qofshin këto me pjesëmarrje apo aktivitete. Ka pasur oferta për mundësinë e grevës së urisë, që herë pas here është anashkaluar, herë tjetër është përmendur, por duket se janë hapat e parë të përballjes me Ramën. Është interesante të shihet kjo, por edhe rastet e ngjashme në rajon. Rasti më i ngjashëm është ai i Rumanisë në vitet 2013–2018, një rast identik me Shqipërinë. Atje u krijua Drejtoria Kombëtare Antikorrupsionit, një lloj SPAK-u, në llojin e vet, madje më pak i mbrojtur se SPAK-u ynë. Kjo strukturë filloi të godasë dhe goditjet e saj detyruan politikën që të dilte hapur kundër drejtësisë. Kjo solli një reagim të jashtëzakonshëm nga opinioni publik, që kaloi përtej kufijve të partive politike, aq më tepër që kjo strukturë atje godiste të gjitha palët. Protestat gjigande në Rumani e detyruan qeverinë të tërhiqte iniciativat ligjore”. tha ai.

Latest articles

Related articles