Një lajm i trishtë që ka tronditur zjarrëfikësit e Tiranës të gjithë miqtë, për ikjen e papritur të një qytetari e familjari model. Këtë mëngjes ka ndërruar jetë zjarrfikësi i Tiranës, Klevis Qato.
Para disa kohësh Klevisi u dallua për kryerjen me heroizëm të detyrës, kur shpëtoi një foshnjë 3 muajshe nga një pallat në flakë në zonën e Freskut.
Atë kohë, garazhi i një pallati u përfshi nga flakët dhe banorët u detyruan të evakuoheshin menjëherë.
Mes banorëve ishte edhe një foshnje 3 muajshe, që për ta shpëtuar nga asfiksia forcat zjarrfikëse vendosën që ta evakuonin nga ballkoni. Klevis Qato u ngjit në lartësi me autoshkallë, e mori në krahë foshnjën e mbështjellë me batanije dhe e zbriti në tokë.



