Burime pranë Top Channel kanë bërë me dije për Anabel se opinionistja e këtij edicioni në “Big Brother VIP Albania 5” do të jetë Monika Kryemadhi!
Kjo do të jetë hera e parë që do ta shohim Kryemadhin kaq pranë botës së spektaklit dhe në rolin e opinionistes. Përsa i përket opinionistit tjetër, është ende e paditur nëse do të shohim për të pestin vit radhazi Arbër Hajdarin apo dikë tjetër
Ndërkohë që “Big Brother VIP Albania 5″ fillon sonte në mbrëmje, është konfirmuar se moderimi i është besuar sërish Ledion Liços.”Fan Club” nga ana tjetër, që nis transmetimin një ditë pas “BBVA”, do të moderohet nga Kiara Tito dhe 2 opinionistët e konfirmuar do të jenë: Françeska Murati dhe Arjan Konomi.



