“320 mijë euro për ne me 2 klasë shkollë”, Benet Beci merret i pandehur në gjendje të lirë

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme mori të pandehur kryebashkiakuan e Shkodrës, Benet Beci, duke i komunikuar akuzën, që rëndon mbi të.

Beci akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera bashkë me 7 persona të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjitik” (projekt kërkimor me fond 800 mijë euro).

Në tenderin e zhvilluar në dhjetor të vitit 2019, e akuzuar është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit.Të pandehurit e tjerë janë: Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti.Benet Beci u hetua në gjendje të lirë, teksa veprën penale thotë SPAK e ka kryer në kohën kur ka mbajtur detyrën e titullarit të KESH (Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare).

Latest articles

Related articles