Dy rrëmbime te AKSHI. Gerond Meçe rrëfen tmerrin në SPAK, Daniel Shima sms familjes

spot_img
Advertisements

8 persona dyshon SPAK janë përfshirë në skemën e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe verën e këtij viti. Ndërsa pas tij të njëjtin fat ka patur edhe ish numri dy i AKSHI-t Daniel Shima.

Daniel Shima deri në vitin 2024 raportohet se ka mbajtur postin e numrit dy të AKSHI-t, deri sa eprorja e tij e zëvendësoi.

Nga ai moment ai s’ishte më mediatik dhe kishte një profil larg syrit të medias. Për tu rikthyer në kryelajmin e ditës më 20 gusht 2025.

Me një sms ai njoftoi familjarët e tij se “Ishte marrë nga disa persona me uniformë”. Dhe sms ishte “Po më arrestojnë”.

Familjarët e tij bënë verifikime në të gjitha komisariatet e po ashtu në prokurori, po për orë të tëra ai nuk rezultoi kërkuan të ishte i arrestuar apo shoqëruar.

Ndërsa misteri shtohej, 24 orë më pas policia njoftoi se “Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh., për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth orës 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.”

Nga ajo ditë as ai vetë s’ka reaguar por as prokuroria apo policia s’ka bërë një deklaratë për vijimin e hetimeve.

Rasti i dytë raporton emisioni “FactCheck”, i përket biznesmenit Gerond Meçe. Zyrtarisht policia s’ka bërë kurrë një njoftim apo të ketë administruar një kallëzim. Ndërsa raportimet në media bënë me dije se Meçe është kërcënuar dhe hequr liria për disa orë duke u marr peng. Me një kërkesë të vetme. Tërhiqu nga gara e prokurimit pranë AKSHI dhe tërhiq Ankimin.

Pas kësaj ngjarje e cila ende nuk dihet ka ndodhur përpara 20 gushti 2025 apo pas saj, Meçe ka kërkuar mbrojtje në ambasadën gjermane pasi është edhe shtetas i kësaj Republike dhe është larguar nga Shqipëria.

Latest articles

Related articles