Nga cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK biznesmenët Agasi e Beqiraj

spot_img
Advertisements

I cilësuar si koordinatori kryesor mes kryeministrit Edi Rama, biznesit dhe Krimit të Organizuar, Ergys Agasi, tashmë është shpallur në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK, për 6 akuza të rënda.

Redaksia ka mësuar ekskluzivisht se Agasi dhe partnerit të tij në “hije” Ermal Beqiri që zotëron kompaninë “Horizont”, prej ditës së djeshme është lëshuar një masë sigurimi “arrest me burg”, e cila ende nuk është ekzekutuar nga ana e policisë së Shtetit.

Agasi, nuk është larguar në Dubai por qëndron në Shqipëri pa u cënuar nga askush.

Çështja kundër tij, drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, zyrtarëve të tjerë të AKSHI-t dhe biznesmenit Ermal Beqiri, lindi nga një dosje tjetër që lidhet me kontrabandimin cigareve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, Turqisë dhe Qipros.

Redaksia ka mësuar se për këtë çështje e rregjistruar në SPAK në vitin 2023 me procedimin Nr. 20, në muajin Maj 2025 u proceduan 36 persona, disa u ndaluan, disa u vetëdorëzuan dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.

Sipas dosjes, që Redaksia ka siguruar, thuhet se menjëherë pas këtij operacioni në muajin Qershor 2025, në fokusin e SPAK u kthye dhe biznesmeni Ergys Agasi, i cili zotëron kompanitë “Test & Tech” e hapur në 26 shtator 2025, “EA Solution”, “EA Logistic”, “EA TOBAÇO”,”Agasi Markoudis Group” si dhe qëndron aksiokner në hije tek “Futboll Club Dinamo City”.

Shkaku që SPAK ktheu sytë tek Ergys Agasi ishte fakti i një kontrate të firmosur mes tij në cilësinë e pronarit të “EA Tabaço” dhe personit në kërkim Dario Jashari.

Kontrata noteriale është firmosur në 5 Shkurt 2025, por ajo është dorëzuar në QKB në 27 Maj 2025, pikërisht ditën kur SPAK nisi aksionin për arrestimin e disa personave dhe shpalljen në kërkim të disa të tjerëve.

Agasi, bleu 100 për qind të aksioneve të “Albania Tabak Fabrika e Cigareve” përmes një transaksioni bankar prej 525 milion lekë. Për shkak se Agasi nuk kishte dorëzuar në kohë kontratën e blerjes pranë QKB-së, ai u penalizua administrativisht me një gjobë prej 500 mijë lekë të vjetra.

Por nuk shkoi shumë dhe vëmëndja e SPAK u përqëndrua tashmë tek Agasi, i cili në muajin qershor ju nënshtrua një kontrolli nga agjentët e BKH-së, të i sekuestruar Lap-Top, 7 telefona dhe sende të tjera që mund ti shërbenin hetimit.

Pas këtyre veprimeve, në 28 Korrik 2024 me kërkesë të SPAK gjykata e posaçme vendosi të sekuestrojë kompaninë e cigareve të Agasit dhe disa pasuri të tjera.

Ndërkohë 7 telefonat e sekuestruar dhe Lap-Topi, u futën me shumë urgjencë për ekspertim kompjuterik, nga ku kanë dalë qindra mesazhe që tregonin për një aktivitet kriminal të Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanaj.

Nisur nga kjo situatë SPAK, ka vendosur të hapë një dosje të re me Nr.20/1,ndaj Ergys Agasit, Mirlinda Karçanaj dhe biznesmenit të kompanisë “Horizont”, Ermal Beqiri.

Emrat e tyre dhe personave të tjerë u shënuan në rregjistrin e personave nën hetim për akuzat si:

“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të “Grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Në mesazhet e zbuluara nga SPAK tek telefonat e Agasit, është kuptuar paracaktimi i tenderit 7 miliard e 503 milion euro për ndërhyrjen në sistemin e transaksioneve në sistemin e Thesarit të Shtetit.

Në këtë tender kanë konkuruar së bashku kompanitë “COMMUNICATION PROGRESS” në pronësi të Gentian Likaj dhe “Horizont” e Ermal Beqirit, të cilat ofruan vlerën ekonomike prej 6 miliard e 799 milion euro.

Ndërsa nga ana tjetër si kundërshtare të tyre ka hyrë në këtë tender Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Advanced Bussines Solution” në pronësi të Shegush Meçes një grua të moshuar që është nëna e Gerond Meçes, i cili qëndron në hije si pronari i ligjshëm. Si dhe kompania “Detalog”.

Të dyja së bashku kanë ofruar një vlerë ekonomike, prej 5 miliard e 117 milion lekë të vjetra për kryerjen e shërbimit të përmirësimit të sistemit të Thesarit.

Në garë u paraqitën 2 oferta, ku më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive Advanced Business Solution dhe Datalog me vlerë 5 miliard e 117 milion lekë të vjetra ose plot 2.5 milionë euro më poshtë se fondi limit të hapur nga AKSHI.

Megjithatë në fillim të qershorit 2025, AKSHI shpalli vlerësimin e tenderit. Oferta e “ABS” dhe “Datalog” u skualifikua me justifikimin e përhershëm të mosplotësimit të kritereve.

AKSHI, shpalli fitues të tenderit ofertën e dytë, atë të bashkimit të kompanive “Communication Progress” dhe “Horizon” e Ermal Beqirit, e cila ishte 6.8 milionë euro ose plot 1.7 milionë euro më e shtrenjtë se oferta e dyshes humbëse “ABS” dhe “Datalog”.

Menjëherë sapo AKSHI shpalli fituesin e tenderit, kompania “ABS” e Meçes e ankimoi atë në Komisionin e Prokurimit Publik duke kërkuar anulimin e skualifikimit si dhe shpalljen fituese të ofertë së saj.

Madje jo vetëm kaq, por në ankesë ABS denonconte në Komisionin e Prokurimit se dy kompanitë e shpallura fituese nga AKSHI nuk përmbushnin kriteret e tenderit duke kërkuar madje dhe hetim të posaçëm për këtë çështje.

Përgjatë kësaj kohe në KPP është zhvilluar një betejë e fortë, madje edhe seancë e posaçme dëgjimore mes palëve.

Por teksa çështja ishte ende në shqyrtim nga anëtarët e Komisioknit të Vlerësimit të Ofertave, në mesin e muajit Gusht 2025, në mënyrë të beftë, “ABS” e Gerond Meçes, ka dorëzuar pranë Komisionit një letër ku tërhiqet nga ankesa për tenderin 7.7 milionë euro duke pranuar madje të paguajë edhe 40 mijë euro si tarifë ankimimi.

SPAK, pretendon se kjo tërheqje e Gerond Meçes është kryer si pasojë e presioneve, pengmarjes dhe dhunës të ushtruar ndaj aksionerit të “ABS”-së, Gerond Meçe.

Dhe për këtë pengmarje, SPAK akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë Ergys Agasin, Ermal Beqirin.

Latest articles

Related articles