Plot 17 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, nën orientimin e Ilir Alimehmetit dhe Lisandër Hoxhës kanë firmosur për të miratuar një rregullore të re, lidhur me integritetin e figurave të larta në parti.
Propozimi është firmosur nga 17 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ndërsa disa të tjerë nuk kanë mundur të firmosin për shkak se ndodhen jashtë vendit.
Rregullorja e oropozuar prej tyre, synon përjashtimin nga funksionet drejtuese të PD-së të personave që kanë lidhje me Fondacionin Open Society dhe aktivitete të tjera që lidhen me PPP-të dhe tenderat e qeverisë, të cilën e cilëson “më të korruptuarën në Europë”.
ADVERTISING
“Sapo dorëzova në PD kërkesën për rend dite për Këshillin Kombëtar mbi një Rregullore të re që lidhet me integritetin e figura të larta në PD. Propozimet e mija të mbështetur edhe nga 16 kolegë të Këshillit Kombëtar konsistojnë në një qasje të re sa i takon marrëdhënies politike me ideologjinë. Personat që janë të arsimuar me bursa të Fondacionit Ekstremist të Majtë Open Society Fondation, persona që kanë qenë ekspertë të këtij fondacioni, që kanë përfituar fonde nga kjo organizatë apo që janë të lidhur në mënyrë të tërthortë apo direkte më PPP-të dhe tenderat e qeverisë më të korruptuar të Europës, janë në papajtueshmëri me mandatin si zyrtarë të lartë të PD. Kjo është një marrëdhënie besimi me elektoratin.


