Zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, është pezulluar nga detyra në kuadër të hetimeve të SPAK për tenderat në AKSH.
Masa është marrë si pjesë e aksionit të vazhdueshëm të SPAK, i cili po shqyrton dyshimet për shkelje dhe korrupsion lidhur me procedurat e tenderëve.
Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa Ismaili është ndër zyrtarët që po merren në hetim për implikim të mundshëm në këto aktivitete.


