Përse zyrtarët nuk japin dorëheqjen vullnetarisht ? Nga Zef Preçi

spot_img
Advertisements

Nje pyetje qe mundon jo pak opinionin publik, te pakten qysh nga vendosja ne paraburgim e ish-kreut te Bashkise se Tiranes dhe qe mori hov ne rastin e skandalit “Balluku” per shkak te mbrojtjes qe ofroi asaj “me bujari” KM Rama ne javet e fundit, eshte se perse perse zyrtarët e lartë nuk japin dorëheqjen vullnetarisht nga postet qe mbajne? Studime te ndryshme konfirmojne qe kjo ndodh per nje numer faktorësh ligjorë, financiarë dhe politikë. E perbashketa e qëndrimit me cdo kusht ne detyre (rasti Balluku) dhe deri edhe krejt formalisht ne detyre (rastet e drejtoreve qendrore te ndaluar me masen arrestit me burg ose arrest shtepie) jane perpjekjet e ketyre zyrtareve per të ruajtur përfitimet dhe qëndrueshmërinë e tyre politike, ndonese dorëheqja jo gjithmone duhet te nënkuptohet si pranim i fajit apo dështim personal. Me shume se kaq, doreheqja mendoj se eshte prove e kultures demokratike, pergjegjesi ndaj qytetareve votues e taksa-pagues, por edhe respekt ndja institucionti shteteror dhe per veteveten.
Mbrojtja e interesave financiare dhe e përfitimeve qe vijne nga postin perben nje “aresye” per te mos dhene doreheqjen vullnetarisht. Eshte e vertete se nese kjo ndodh mund të çojë në humbjen e përfitimeve të rëndësishme financiare, por ne administraten tone te llojit “5D” (krijim kompanish te posacme per te devijuar fondet publike drejt kompanive te personave te ekzpozuar politikisht) nuk besoj se ka ndonje zyrtar te akuzuar apo nen hetim, apo kandidat per t’u futur ne ate procedure e bazon jetesen e vet ne te ardhurat zyrtare, dmth ato qe vijne nepermjet pagave te punes. E nese flasim per shumicen e zyrtareve ne hetim apo nen akuze nuk e teproj te them jane individe anonime, apo produkt i grabitjes se buxhetit te shtetit dhe “reputacionit” te krijuar qnga media dhe propaganda qeveritare.
Sic dihet, shkarkimi nga puna krijon një gjurmë të përhershme publike në të kaluarën e një zyrtari, gjë që mund të pengojë mundësitë e ardhshme të punësimit dmth doreheqja vullnetare mund te lidhet me menaxhimin i reputacionit te zyrtarit. Mirepo ne nje administrate te zhytur ne nepotizem, korrupsion dhe infiltrimin ne te te lobeve te biznesit, oligarkeve, dhe krimit te organizuar, reputacioni, ashtu si dhe integriteti jane fjale te huaja dhe qe nuk bejne ndonje diference as per karrieren e sotme dhe as per te ardhmen kur zyrtaret nuk do te jene me ne postet e sotme publike. Madje dorëheqja do t’u lejonte atyre të “shpëtonin disi fytyrën”, qofte edhe perkohesisht.
Ne fakt nuk eshte nevoja te besh ndonje studim te thelluar per te kuptuar se mungesa e doreheqjeve vullnetare t zyrtareve ne hetim apo nen akuza penale ka lidhje me llogaridhënien dhe madje mund te shihet edhe si nje strategji politike, qe gjithsesi cenojne rende interesin publik. Keshtu edhe nëse zyrtari beson se është e/i pafajshëm, duke dhene doreheqjen vullnetarisht shpesh doreheqja perceptohet si pranim i dështimit ose i një shkelje te ligjit. Po nese shohim me kujdes akuzat penale dhe shkaqet e perligjura te ngritjes se hetimeve per zyraret, te pakten per disa nga pozicionet e larta qe jane ne proces, nuk eshte veshtire te konstatohet se shumica pej tyre nisin me “abuzim me detyren” apo “shkelje te barazise ne tendera dhe perfundojne me “grup te strukturuar kriminal”. Kjo do te thote se mungesa e doreheqjeve vulnetare duhet lexuar si nje strategji mirefillte politike mbrojtjeje e eksponenteve te larte politike dhe zyrtareve te akuzuar, duke ngritur pikepyetje te medha edhe mbi integritetin e organizatave politike dhe institucioneve publike qe u jane besuar per te drejtuar.
Ne vendet me demokraci te dobeta, por ne te cilat mundesia per karriere politike dhe ne administraten publike vjen me natyrshem se ne vendin tone, dikush mund te mendoje se duke qëndruar formalisht në pozicionin zyrtar edhe mbas marrjes si te pandehur apo me keq akoma izolimit me burg apo me arrest shtepie, mund të vazhdojnë të ushtrojnë pushtet, të ndikojnë në politika dhe të luftojnë për të pastruar emrin e tyre dmth të qëndrojnë brenda strukturës së partisë politike ku bejen pjese. Mirepo ne sistemin tone politik “one man show”, une nuk besoj se ky mund te jete nje argument i mjaftueshem per t’u kapur mbas karriges, sic shkruante Noli qysh nje shekull me pare.
Zhvillimet e javeve te fundit deshmojne psh se refuzimi i zn.j Balluku për të dhënë dorëheqjen mund të çojë në perplasje institucionale, veçanërisht edhe per faktin se duket se Kryeministri Rama vazhdon te refuzoje ta shkarkojë atë, ndoshta ne kete menyre duke ju shamangur edhe llogaridhënies politike si detyrim kushtetues i tij sebashku me zevendesen e vet ne kabinetin qeveritar. Ndersa te mendosh se zyrtare te tille duhen aty, pra te mos largohen me doreheqje apo me shkarkim, per shkak se “pamundesohet ofrimi i sherbimeve publike ndaj biznesit dhe qytetareve apo me keq akoma “pengohet zbatimi i projekteve te integrimit te vendit ne BE” tingellon tejet sarkastike dhe tallje e rende jo vetem per “qytetarin mesatar” deri edhe edhe per ata qe ruajne dhite ne mal.
T’i rezistosh presionit publik dhe politik për të dhënë dorëheqjen ne ditet e sotme deshmon jo vetem mungesen e nje kulture miminale demokratike indviduale, por edhe qenien individe me komplekse ndaj shkarkimit, tregues te karrierave personale te pamerituara dhe shkeputjes nga realiteti social-politik i vendit dhe prove bindese se ne gropen thithese te veprimtarive penale te dyshuara ku jane perfshire per shkak te veprimeve apo mosveprimeve te veta po shkojne thelle e me thelle. Nderkaq mbrojtja e deshperuar nga z. Rama me argumente pa themel si keto qe jane percjelle ne publik javet e fundit provojne gerryerjen e thelle morale dhe jo vetem te manxhorances qeverisese te drejtuar prej tij, dhe jane nje deshmi per rrugen e gjate qe e pret vendin jo thjesht ne konsolidimin e bazave te demokracise, shmangejen e autoritarizmit dhe vendosjes se “check and balance” ne eliten politike drejtuese, por edhe ne procesin e integrimit ne BE.

Latest articles

Related articles