Begaj dekreton gjeneralmajorin Petrit Çuni komandant të Forcës Tokësore

spot_img
Advertisements

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dekretoi sot disa ndryshime në drejtimin e FA-së.

Begaj dekretoi lirimin e Gjeneralmajor Ilir Hasan Xhebexhia nga detyra e komandantit të Forcës Tokësore.

Në këtë detyrë, Kreu i Shtetit dekretoi emërimin e gjeneralmajor Petrit Pal Çuni.

Karriera e Gjeneral Petrit Çuni
Pak dit me pare shton mbi supe një yll tjetër Gjenerali “Gjeneral MAJOR”

Kjo foto daton në vitin e largët 1985, kur djaloshi i imët kishte pak muaj që kishte nisur rrugëtimin e karrierës ushtarake. Vitet kalonin e Skënderbegasi rritej, maturohej dhe projektonte të ardhmen e tij në shërbim të atdheut.
Në shkrime të mëparshme në numrat e kësaj gazete, por edhe në botime të tjera është shkruar për karrierën brilante dhe arritjet e djaloshit nga fshati Gimaj, të krahinës së Shalës. Petrit ÇUNI.

Sot në ketë pasazhe të shkurtër po risjellim shkurtimisht ecurën e rritjes në grade të Gjeneral Çuni-t.
Në vitin 1992 Gradohet Nëntoger
Në vitin 1994 Gradohet Toger
Në vitin 1995 Gradohet Kapiten i Parë
Në vitin 2004 Gradohet Major
Në vitin 2009 Gradohet Nënkolonel
Në vitin 2016 Gradohet Kolonel
Në nëntor 2021 me Dekret të Presidentit të Republikës i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.

Përgjatë 32 viteve karrierë në detyrën e oficer aktiv në forcat e Armatosura Shqiptare, Gjeneral Çuni ka kryer një spektër të gjerë detyrash, duke filluar nga niveli taktik, në operativ e deri në nivel strategjik.
Ka përfaqësuar Shqipërinë dhe forcat e Armatosura Shqiptare, në misione paqeruajtëse ndërkombëtare, në nivele të ndryshme shkollimi jashtë Shqipërisë (kryesisht në Gjermani, në të cilin ka kryer kualifikime nga niveli taktik, strategjik dhe deri në studime të avancuara në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Nga rezultati i C.V-së, detyrave dhe nivelit mjaft profesional të tij, Gjeneral ÇUNI atëherë me gradën N/kolonel) në harkun kohor 2013-2016 kishte angazhimin e tij të parë në Strukturën Komanduese të NATO-s, në detyrën e Shefit të Degës së Menaxhimit dhe Administrimit në Komandën e Forcës Bashkuar në Brunssum Holandë dhe përfaqësues Ushtarak Kombëtarë në këtë Strukturë. Detyrë, e cila do shtronte rrugën për promovim në gradën Kolonel dhe më pas e ndjekur nga emërime, në detyra mjaft të rëndësishme, në Forcën Tokësor (Shef Shtabi), në Shtabin e Përgjithshëm (Drejtor i Shtabit) dhe në Ministrinë e Mbrojtjes (Drejtor në NATO, BE dhe në Marrëdhënieve me Jashtë).
Pas këtyre detyrave mjaft prestigjioze dhe të vlerësuara dhe nisur nga rezultatet dhe përformanca e shkëlqyer Gjeneral Çuni (atëherë Kolonel) emërohet në një detyrë mjaft të rëndësishme përfaqësimi
përsëri në NATO, kësaj here Përfaqësues Ushtarak Kombëtar në Komandën Strategjike të NATO-s Mons Belgjikë (Korrik 2019).

Duke qenë në këtë pozicion Gjeneral Çuni, përfaqësonte FARSH dhe ishte njëherazi dhe epror i drejtpërdrejtë për gjithë personelin ushtarak shqiptarë, që shërbente në strukturat e Komandës dhe ato të Forcës së NATO-s.
Vlerësimi e përkushtimi, profesionalizmi dhe shërbimit ndaj atdheut dhe FARSH, puna dhe karriera e tij prek nivelin më të lartë, atë të promovimit në gradën madhore Gjeneral Brigade (26 Nëntor 2021).

Arritje, që çdo ushtarak e ëndërron ta ketë në supet e tij dhe që përbën një pikë kulmore dhe të shkëlqyer të karrierës.
Pas këtij vlerësimi dhe arritje të jashtëzakonshme, shenjë e vlerësimit të punës dhe rëndësisë së këtij pozicioni, lidershipi politik dhe ushtarak riemëron (rikonfirmon) Gjeneral Brigade ÇUNI, në detyrën Përfaqësues Ushtarak Kombëtar në Komandën Strategjike të NATO-s, në Mons Belgjikë edhe për një mandat të dytë trevjeçarë (2022-2025). Ky mandat do të përkonte me kohën kur sistemi, struktura e Sigurisë globale u përball me kërcënimin më të madh, që pas përfundimit të luftës së ftoftë dhe po ashtu NATO, struktura më e fortë dhe më e suksesshme politike ushtarake në histori, u vu përballë këtyre sfidave dhe u përfshi në një proçes adaptimi, reformimi e zgjerimi të pa parë në 75 vite të ekzistencës së saj.

Si vlerësim maksimal i punës dhe profesionalizmit për Gjeneral Çuni-n, lidershipi ushtarak dhe Ministri i Mbrojtjes i rekomandojnë, propozojnë Presidentit të Republikës, Komandantit të Përgjithshëm të FARSH promovimin e Gjeneral Brigade Petrit ÇUNI në gradën madhore “Gjeneral Major”!

Latest articles

Related articles