Balliu: Flamuri na bërtiti që firmosëm për Shabanin, mua ma kërkoi si nder Ina Zhupa

spot_img
Advertisements

Partia Demokratike po përballet me përplasje të brendshme lidhur me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pasi një pjesë e deputetëve demokratë firmosën për kandidaturën e Endri Shabanit, i cili më pas u votua nga Partia Socialiste. Situata ka sjellë akuza të ndërsjella mes deputetëve mbi përgjegjësinë për mbledhjen e firmave.

Deputeti Klevis Balliu, ka treguar në emisionin “Shqipëria Live” se Ervin Salianji ka qenë një ndër personat që kërkoi firma për kandidatë për Avokatin e Popullit, mes tyre dhe Endrit Shabanin.

Veç kësaj, Balliu zbulon se edhe ai vet ka firmosur për emrin e Endri Shabanit, por sipas tij këtë ia ka kërkuar Ina Zhupa dhe jo Salianji.

“Për Shabanin kam firmosur dhe unë, ka një përgjegjësi për ata që kanë firmosur por dhe për ata që kanë kërkuar firma. Ervin Salianji ka kërkuar firma, ka lobuar edhe për Shabanin. E pranoi vetë në mbledhje. Për Shabanin mua ma ka kërkuar Ina Zhupa në fakt.

Nuk kemi patur dakordësi, por nuk iu kushtua po ashtu edhe shumë vëmendje. Ishte gabim ndërsa për Flamur Nokën, është i vetmi që nuk ka firmosur.

Është një amulli që është ngritur kundër tij sepse ka denoncuar Ballukun, por edhe sepse ‘ekzekutonte’ në mënyrë perfektë rithemelimin. Pushteti nuk ia fal sepse shpëtoi PD-në. Ka një mijë gabime, por ai është i vetmi që nuk ka firmosur, na ka bërtitur ne që firmosëm”, u shpreh Balliu.

Latest articles

Related articles