Zbulohet PSEUDONIMI që djali i ish-deputetit socialist përdorte në SKY ECC

spot_img
Advertisements

Në dosjen voluminoze të SPAK për grupin kriminal të njohur si “Rrajat”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në të paktën tre episode të dokumentuara, është mësuar pseudonimi që mbante djali i ish deputetit socialist.

Sipas dokumenteve të SPAK, Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, përdorte pseudonimet “XR1” dhe “New Sky”, duke i shpërdorur ato për komunikimet brenda grupit dhe në aktivitetet kriminale.

Dosja e SPAK zbulon gjithashtu një kodifikim të brendshëm të grupit, ku çdo anëtar kishte nofkat dhe rolet e caktuara, duke e bërë komunikimin dhe operacionet më të vështira për t’u zbuluar nga autoritetet.

Latest articles

Related articles