Spaho i përbetohet Berishës: Në 35 vjet se kam dredhur asnjëherë, vija te rruga shpresës çdo mbrëmje

spot_img
Advertisements

Ish deputeti i PD Edmond Spaho përmes një komunikimi publik ka reaguar për komentet e shumta në adresë të tij:

Kritikeve te mi!

Shikoj shume militante qe me ofendojne pa fund ne fb per qendrimet qe po mbaj dhe kritikat ndaj udheheqjes se PD, e cila sipas meje po sillet si pule pa koke.

Duket qe per militantet jam tradhetar. Megjithate dua tju pyes se perse nuk me quajtet tradhetar:

  1. Ne Shtator 2021 kur nga te paret u rreshtova ne krah te Foltores?
  2. Ne Tetor 2021 kur sebashku me 4 deputete te tjere u perjashtova nga PD? Te gjithe u futen ne liste te mbyllur? Une jo, dhe nuk u ankova.
  3. Kur u perjashtova 50 dite nga Parlamenti sa rralle ndonje tjeter?
  4. Kur I rashe bilibilt ne shenje proteste 6 ore ne Kuvend duke shkelur mbi reputacionin tim sepse besova qe do rrezojme Ramen?
  5. Kur mbroja Nongraten dhe kritikoja Ambasaden dhe Administraten amerikane, megjithese reputacionin e kisha si pro amerikan i thekur?
  6. Kur cdo dite shkoja tek protesta tek Rruga e Shpreses dhe flisja me shume se kushdo tjeter?

Ne 35 vjet nuk e kam dredhur asnjehere dhe I kam qendruar besnik jo emrave por idealeve te PD.

Se fundi: Burrat mbahen nga fjala qe japin. Sidomos kur jane ne moshe te thyer. Me keq kur te hane pas kraheve. Flas per burra jo per flamurka.

Latest articles

Related articles