Protesta e Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të tij vazhdon para Kryeministrisë, ku ai ka ftuar shqiptarët të bashkohen në revoltën kundër qeverisë dhe korrupsionit.
Lapaj krahasoi situatën në Shqipëri me atë në Bullgari, ku populli arriti të detyronte dorëheqjen e qeverisë pas protestave të gjata.
“E patë çfarë ndodhi në Bullgari? Populli dorëzoi qeverinë të dorëhiqej. Nuk dolën brenda një jave por luftuan me muaj. Nga 5 u bënë 10, 10 mijë, e deri në dorëheqjen e qeverisë.
Nuk ngelen pas edhe fermerët grekë, që kanë një javë që janë çuar për gjëra që ne nuk I konsiderojmë fare, i subvencionet. Ka ardhur koha të shporrim autokratin Rama.
Kini besim se ne mund t’ia dalim, nuk ka fuqi më të madhe se protesta e njerëzve të lirë dhe njerëzit kur bashkohen përballë atyre që na vjedhin. Të bashkojmë arsimtarët, fermerët, prindërit, të rinjtë kundër atyre që na vjedhin.
Nuk ka katolik, ortodoks e mysliman në këtë histori, njerëz me ngjyrë e pa ngjyrë, të majtë e të djathtë. Ka vetëm 2 palë, ata që me një rënë të lapsit vjedhin miliona euro, dhe ne poshtë që punojmë për të na vjedhur ata. Duhet të bëhemi bashkë për t’I shembur e për t’i shporrur”, u shpreh ai.


