Salianji: Të organizojmë protesta të mëdha si në Bullgari e Rumani kundër Ramës

spot_img
Advertisements


Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji shprehet se Partia Demokratike me qëndrimin e mbajtur ndaj procesit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kreu një nga gabimet më të rënda. Në një intervistë për RTSH, Salianji solli në vëmendje se PD ka kryer një sërë gabimesh të rënda strategjike ndër vite, të cilat sipas tij i kanë dhënë avantazh mazhorancës dhe kanë cenuar kredibilitetin e opozitës.

Duke komentuar debatin për Avokatin e Popullit dhe vendimmarrjet e brendshme, Salianji u shpreh se PD duhet të ketë qëndrime të qarta politike dhe të mos përsërisë gabimet që, sipas tij, kanë lejuar Edi Ramën të forcojë pushtetin.

Ai theksoi se opozita duhet të fokusohet te skandalet e qeverisë, të unifikojë strukturat dhe të organizojë protesta masive, të cilat i konsideroi si domosdoshmëri për përballjen me mazhorancën.

Ervin Salianji: E mbështes doktorin, zotin Berisha kur tha që ishte një gabim i PD. Ishte ndër gabimet më të rënda të PD, me të vetmin institucion që ka patur një konsensualitet deri tani. Këto janë elementët që kemi diskutuar në takim,e që PD duhet të jetë e qartë në vendimmarrjet e veta. Kur nuk ka një direktivë politike dhe shkohet me 15 vite. Para dy vitesh kemi shkuar me një emër të vetëm. Një gabim i pafalshëm që i dha mazhorancës mundësinë e zgjedhjes. Dhe çdo aftësi e drejtuesve të PD që nuk janë të angazhuar, t’i përfshijmë që të mos ndodhin më këto gabime. Kjo është një kosto e madhe e PD në përceptim, në logjikën e paqartësisë strategjike, të mungesës së vendimmarrjes etj. PD nuk ka punë me Edi Ramën kur Edi Rama nuk mban asnjë premtim dhe gjen çdo formë për ta zvogëluar PD-në në opinion. PD pa patur një propozim të qartë në publik për sistemin zgjedhor, për votën e emigrantëve, për ndryshimin e këtij sistemi zgjedhor i cili është i papranueshëm për të gjitha kriteret që duhet të ketë një shoqëri demokratike, mospranimi i koalicioneve dhe vullneteve të partive, s’duhet të ketë punë fare me atë (Ramën). PD-së i heq pikë sot çdo ulje me Edi Ramën. PD nuk ka punë me Edi Ramën nëse Edi Rama nuk i firmos përpara çështjet që PD shtron.

Unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar të PD. Nëse do të më pyesnin, siç bëmë para 3 vitesh, u votua mes grupit për emrat për Avokat të Popullit dhe kemi dalë me një kandidat, avokatin e shkëlqyer Ledio Braho, e kemi çuar në seancë dhe Edi Rama nuk e ka pranuar se nuk i pëlqen. Pra, një proces me një kandidat. Kemi patur kandidatura që përfaqësojnë frymën e asaj që duhet të përfaqësojë Avokati i Popullit. Nuk mund të lëmë jashtë kandidimit Besim Ndregjonin nga shtresa e ish të përndjekurve politikë, Adriana Kalanë, Jola Hysën apo Tartar Bazajn.

Në vend që të flasim për skandalet e qeverisë, për kontratat skandaloze të “KYAO”, për mbajtjen në detyrë me forcë të zv/kryeministres… PD sot ka një narrativë, kemi bërë gabim që nuk morëm pjesë te reforma territoriale, gabuam që votuam te reforma në drejtësi dhe komisionet e Vetingut, kemi bërë gabim që dorëzuam mandatet, kemi bërë gabim që votuam këtë sistem zgjedhor, kemi bërë gabim këtu e aty – por hajde ta ndalim pra, këtë jemi duke thënë të gjithë, të gjejmë një mënyrë efikase që sturktura e PD të mos bëjë këto gabime, të ndndalim dhe ta mundim Edi Ramën se s’mund të themi sa herë na e hodhi Edi Rama. Edi Rama dihet që është autokrat që përdor sistemin e drejtësisë, forcën e kartonit, që nuk ka asnjë logjikë të formimit të shtetit por të personalizimit të shtetit. Ne këto i dimë, pse duhet t’i bëjmë sërish?

Është lajm i mirë që paralajmërohen protesta dhe do të jetë lajm shumë i mirë nëse realizohen. E kam kërkuar që në mbledhjen e parë të Kryesisë pas daljes nga burgu dhe në mënyrë konstante kam kërkuar revoltë. Në Bullgari protestat masive bënë që kryeministri të japë dorëheqjen. Ka protesta masive që e paralizojnë jetën e qeverisë ose forma të tjera të protestës që tregojnë revoltë në raport me skandalet e qeverisë, 50 mln eurot e tunelit, në raport me përfshirjen e kompanisë që lidh KAYO e ushtrisë apo me portin e Durrësit, Porto Romano, rrugës Qukës-Qafë Plloç, skandalet në shëndetësi etj. Unë jam pjesë e PD jam në kudo. Patjetër që do të jem në mbledhjen e Kryesisë. Unë jam në PD dhe do të jem aty, anëtarët janë të PD, janë njësoj të vlefshëm. Kush ka shqetësim dhe do ta çojë partinë përpara është më i rëndësishëm se dikush që paguhet dhe merr rrogë për të kryer një punë. Unë nuk kam as zyra, as salltanete, as pagesa, e bëj këtë se e kam detyrim, pasion dhe vokacion.

Latest articles

Related articles