Prokurori Gogaj paraqet platformën e tij: Në themel do të qëndrojë bashkëpunimi i ngushtë në grup. 4 shtyllat ku do e mbështes veprimtarinë time
Prokurori Elvin Gogaj ka shpalosur në mbledhjen e sotme të KLP-së platformën e tij për drejtimin e SPAK-ut.
Gjatë fjalës së tij Gogaj tha se në themel të synimit të tij qëndron bashkëpunimi i ngushtë në grup.
Gogaj renditi 4 shtyllat ku do të mbështetet veprimtaria e tij.
Në themel do të qëndrojë bashkëpunimi i ngushtë në grup.
Veprimtaria im do të fokusohet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, konsolidimit të institucionit dhe shtimit të kapaciteteve njerëzore, forcimin e marrëdhënieve me ndërkombëtarët dhe në forcimin e besimit të publiku.
Këto do përbejnë thelbin e qasjes time ndaj drejtimin e SPAK. Do forcoj më tej bashkëpunimin dhe koordinimin me Europol, Interpol, agjencitë partnere si FBI dhe DEA si dhe do rritet mbështetja për skuadrat e përbashkëta hetimore.


