Shehaj akuza qeverisë: Keni vendosur të vidhni edhe Avokatin e Popullit

spot_img
Advertisements

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi mazhorancën se po tenton t’i “marrë opozitës” kandidatin për Avokatin e Popullit, pavarësisht faktit se ky institucion i takon opozitës sipas marrëveshjeve politike.

Shehaj u bëri thirrje deputetëve opozitarë të pranojnë vijimin e procesit, duke theksuar se tërheqja e disa firmave nuk duhet të ndryshojë përzgjedhjen.

Pavarësisht qëndrimeve qesharake, është e qartë që Avokati i Popullit i takon opozitës. Është e qartë qe keni vendosur ta rrëmbeni dhe kjo nuk është cudi. Tani që nëse flasim, në një sallë tjetër po vendoset kreu i ri i SPAK dhe aty janë mbledhur të gjithë ambasadorët, nuk ka vend për gazetarët sepe kanë frikë se ju rrëmbeni dhe kreun e ri të SPAK. Iamgjinoni cfarë poshtërimi po ju bëjnë ambasdorët. Ftojmë kolegët opozitaër ta pranojmë se nuk kem icfarë të bëjmë, e kanë vendousr ta rrëmbejnë.

Kam kërkuar interpelancë, ju kemi pyetur nëse do të jetë apo jo kryeministri dhe nuk më keni dhënë përgjigje. Nëse nuk është kryeministri kërkon që interpelanca të shtyhet. Praktika juaj për tiu shamngur ballafaqimit është në kundërshtim me rregulloren. Cfarë kuptimi ka të delegojë një mnistre?

Latest articles

Related articles