Raporti i Parlamentit Europian: Qeveria Rama ka dobësuar demokracinë

spot_img
Advertisements

Një raport i publikuar së fundmi nga Parlamenti Evropian, i titulluar “The Commission’s annual rule of law reports: Five years on (2020–2025)”, i vendos një pasqyrë të ftohtë dhe të kthjellët Shqipërisë, larg nga propaganda politike që flet për progres të pandalshëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Raporti bën një bilanc pesëvjeçar të vlerësimeve të Komisionit Evropian mbi sundimin e ligjit në vendet anëtare dhe ato kandidate për anëtarësim në BE. Shqipëria përfshihet në mënyrë të detajuar në këtë analizë krahasuese, dhe tabloja që del prej tij është alarmante.

Drejtësia, e reformuar në letër, por jo në realitet

Reforma në drejtësi, e shpallur si flamuri i qeverisë Rama dhe një kusht kyç për hapjen e negociatave, sipas raportit mbetet e mangët në efektivitet. Struktura të reja janë ngritur, përfshirë SPAK dhe KLGJ/KLP, por gjykatat vazhdojnë të vuajnë nga vonesat kronike, mungesa e transparencës dhe ndikimi politik.

Raporti nënvizon se ndonëse ka hetime dhe disa ndjekje penale, nuk ka ndëshkime domethënëse për zyrtarë të nivelit të lartë, gjë që e lë perceptimin për pandëshkueshmëri të gjallë dhe të thellë.

Korrupsioni, pengesa që nuk lëviz

Një tjetër pikë kritike është lufta kundër korrupsionit, që në vend që të tregojë progres, ka ngecur në retorikë. BE e përshkruan si problem strukturor që ndikon në të gjitha nivelet e administratës publike, përfshirë prokurimin, drejtësinë dhe ekonominë.

Mungesa e rezultateve konkrete dhe të qëndrueshme në këtë fushë po kthehet në një pengesë reale për procesin e integrimit, ndërkohë që Brukseli nuk është më i gatshëm të japë “nota kaluese” për deklarata politike boshe.

Rama premton integrim, por Shqipëria në vendnumëro; Brukseli

Media në presion, liria e fjalës në rrezik

Liria e medias është një tjetër shqetësim që BE e ka shprehur në mënyrë të qartë. Përqendrimi i pronësisë, mungesa e transparencës në financim dhe presionet ndaj gazetarëve, janë kthyer në një ambient armiqësor për fjalën e lirë.

Raporti nënvizon se sulmet ndaj gazetarëve janë në rritje dhe mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e tyre janë të dobëta ose inekzistente. Kjo e vendos Shqipërinë në një pozicion të brishtë në aspektin e standardeve demokratike.

Balanca e pushteteve? Shumicë absolute, kontroll minimal

Një prej gjetjeve më domethënëse është mungesa e kontrollit demokratik mbi ekzekutivin. Parlamentarizmi në Shqipëri po zbehet përballë një shumice të fuqishme që kontrollon çdo hallkë të vendimmarrjes, ndërsa opozita është e përçarë dhe e pafuqishme për të ushtruar kontroll të vërtetë.

BE vëren se funksionimi demokratik i institucioneve është i dobësuar, ndërkohë që marrëdhëniet ndër-institucionale karakterizohen nga mosbesimi, konfliktet politike dhe mungesa e llogaridhënies.

Latest articles

Related articles