Lapaj i bie në kokë Endri Shabanit: Shërbëtor i Ramës, njeri 5 lekësh, tradhtar

spot_img
Advertisements

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, vijon protestat para godinës së Kryeministrisë së bashku me mbështetësit e tij, ndërsa mbrëmjen e së enjtës ka hedhur akuza të forta ndaj ish-aleatit të tij, Endrit Shabanit.

Lapaj e ka cilësuar Shabanin si “shërbëtor të Edi Ramës”, duke theksuar se në Parlament po zhvillohet një akt i turpshëm, ku po garantohet shpërblimi i një personi që, sipas tij, ka tradhtuar kauzën. Protesta vjen në një kohë tensioni politik, ku qytetarët dhe aktivistët kërkojnë llogaridhënie dhe reagim ndaj asaj që konsiderohet një veprim i padrejtë politik.

Personalisht për mua është një ditë krenarie e madhe, pse do të thoni ju? Sepse tërë këto muaj, më është dashur që të mbaj mbi supe tradhtinë e një njeriu 5 lekësh, që sot po dëshmohet në Parlament se ishte shërbëtor i Edi Ramës. Sot në Parlament po luhet një akt i turpshëm, po garantohet që të shpërblehet tradhtari i kauzës, i cili ka qenë në në fillim me atë qëllim”, tha Lapaj.

Latest articles

Related articles