Gazetari i njohur: Si zbulova që roaming-u i One është mashtrim për qytetarët e klientët

spot_img
Advertisements

nga Ardit Halili, gazetar

Sa fantastike është të udhëtosh në SHBA dhe të zbulosh se roaming-u i One funksionon… vetëm në reklama. 📡✨
Realiteti? Zero sinjal. Zero shërbim. Zero përgjegjësi.

Pas 2 orësh pritje në dyqan, pas 6 telefonatash që shkuan gjithsej 30 minuta, dhe pas një maratone zgjidhjesh brilante të stilit “fike–ndize”. Vijnë edhe zgjidhjet që duan të të mbyllin gojën: Mos e zgjidh automatikisht, por manualisht rrjetin. Numri që është jashtë për tiu përgjigjur telefonatave nga Shqipëria duhet të ketë Roaming. “Duhet të paguash roaming për të pasur roaming”

Janë 20 minuta Roaming të paguara, por serish nuk e marr dhe nuk më merr dot?
Vjen përgjigjja që më la të kuptoja profesionalizmin e atyre që punojnë aty: Duhet të kesh ofertë me jashtë. Pra sipas tyre edhe unë Shqipëri duhet të paguaja shtesë për këtë telefonatë. Por u tërhoqën nga kjo zgjidhje dhe më dhanë një zgjidhje tjetër. Nr që është jashtë duhet ti bjerë ##002# e serish ta fikte e ndizte telefonin.

E pas një mori telefonatash, minutash e nervash të harxhuara u munduan të më kapin mat: Zgjidhja vjen vetëm nëse telefonata kryhet nga pronari i numrit që ndodhet jashtë. Po si? Me telepati? Sepse roaming-u nuk punon, pra ai që është jashtë nuk ka si të kontaktojë. E kjo është besoj pika ku ngecin thuajse të gjithë ata që shkojnë të ankohen.

Por për fatin e keq të ONE, edhe numri që është jashtë është i regjistruar në emrin tim.

Pra unë si pronar dua të di pse nuk funksion Roaming për numrin që kam jashtë dhe pse nga 20 minuta që ishin qëkur nisi ky kalvar ishin bërë 13, ndërsa nga ana tjetër nuk ishte realizuar asnjë telefonatë qoftë hyrëse apo dalëse dhe asnjë mb i harxhuar. Dmth veç problemit fillestar, kush i vodhi 7 minuta?

Dhe më në fund erdhi zgjidhja!

Kur u mbaruan justifikimet dhe pas 7 minutash në pritje, erdhi përgjigjja finale gjigante: “Po e raportojmë si problem.”

Ndërkohë lekët e harxhuara nga dy numrat dhe koha ime dhe atij që është përtej Oqeanit? Epo ato nuk qenkan pjesë e problemit.

Nëse s’jeni në gjendje të zbatoni një kontratë, mos e reklamoni.
Ka zgjidhje të tjera në treg — thjesht mos u mbështetni te Romingleshi i One Albania

Latest articles

Related articles