Pas shkollave me emrat e shokëve, Rama dekoron edhe Artan Lamen, pas vdekjes

spot_img
Advertisements

Pas emrave të shkollave Ardian Klosi, Andrea Stefani, Betimin Muço, Luani Hajdaraga, etj dhe rrugëve për shokë e shoqe, kryeministri Edi Rama ka dekoruar Artan Lamen dhe presidentin Moisiu.

Me urdhrin “Oficer i Madh”, dekoroi studiuesit Aurel Plasari dhe Mateo Mandala, historianin Pëllumb Xhufin, dhe albanologun arbërësh Francesco Altimari.

Me të njëjtin çmim u nderuan edhe kirurgu i shquar Besim Elezi gjuhëtari Seit Mansaku.

Me gradën “Oficer i Madh” i “Urdhrit Suprem të Shqiponjës” u dekorua edhe Ernesto Madeo, kryetari i komunës Shën Mitri në Kalabri të Italisë.

Ismet Elezi, themeluesi i Kodit Penal të Shqipërisë, u dekorua me çmimin “Ylli i Madh” i “Urdhrit të Lisit Akademik”.

Arkeologia Shpresa Gjongecaj dhe ushtaraku Zyber Dushku u dekoruan “Komandar”.

Këto dekorata ishin pjesë e aktivitetit për 100 vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut, ndërsa janë shpërndarë medalje nderi për 22 personalitete të kombit shqiptar, që kanë shërbyer në fusha të ndryshme.

Në fjalën hapëse, kryeministri Edi Rama theksoi se medaljet mbajnë emrin e heroit tonë kombëtar, që përcaktoi njëherë e mirë orientimin europian të Shqipërisë.

Sipas Ramës, Urdhri i Skënderbeut rilind sot, me dinjitetin e rifituar.

Latest articles

Related articles