“Lëvizja e Salianjit e ka vënë partinë në gjendje alerti”- Ermal Hasimja: Kur nisi takimet në Durrës pati sulme agresive

spot_img
Advertisements

Politologu Ermal Hasimja komentoi mbrëmjen e sotme në Studio24, lëvizjen e Ervin Salianjit brenda Partisë Demokratike. Hasimja e sheh si diçka pozitive, pasi ka vënë në lëvizje dhe gjendje alerit PD-në.

Më tej thekson se kur nisi takimet në Durrës, pati sulme agresive në rrjetet sociale ndaj Salianjit.
Shumë demokrat sipas tij nuk duan ndryshimin e lidershipit në parti, pasi këtë gjendje e shohin si një lloj shenjtërie.

Ermal Hasimja: Ajo gjë që e tremb Ramën është çfarëdolloj ndryshimi brenda PD-së. Eventualisht mund të jetë i shqetësuar. Pse jo mund dhe të pëlqejë ideja që partia të përçahet. Është një gjë e mirë kjo që po ndodh. E ka partinë në një gjendje alerti. Në një gjendje të të menduarit kritik. Në mos të menduarit për të bërë ndryshim, për të bërë të paktën ato që eventualisht duken të qarta të vejë përpara zgjidhje potenciale.

Kur filloi kjo nismë, një ditë më pas PD shpalli takimet në bazë. Këto gjëra mund të ishin bërë që në 12 maj. Salianji është shumë i kujdesshëm në këtë pikë, për të mos shkuar në sfidimin e autoriteteve. Ne nga jashtë e kemi më kollaj. Zoti Salianji është në kuadër të një përpjekje, që duhet të strategji që të mos dëmtohet rrugës. Është kategorizuar. Kur nisi kjo gjë pashë në rrjetet sociale sulme të bollshme dhe agresive.

Duket se vinin, nga njerëz që e shohin me shenjtëri statuskounë e lidershipit, e shohin si rrezik gërryerjen e kësaj shenjtërie, Berishën. Dhe ndezin reflekset tradicionale brenda partive politike shqiptare. E shpallin tjetrin armik. Salianji ka këtë avantazh që është e vështirë ta shpallësh armik edhe pas qëndrimit njëvjeçarë në burg.

Latest articles

Related articles