Policia arrin një tjetër sukses: vendos 2758 gjoba për parkime të gabura në Tiranë, në 2 ditë

spot_img
Advertisements

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 136 gjoba gjatë 48 orëve të fundit.

Me patrulla të pozicionuara në akset më problematike të kryeqytetit, me dronë monitorimi, kamera inteligjente dhe pika të shumta kontrolli shpejtësie, Policia Rrugore në 48 orët e fundit ka ngritur me karrotrec 17 mjete, për mungesë dokumentacioni, modifikime të paligjshme ose parkime të parregullta që pengonin qarkullimin.

Policia ka konstatuar 37 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, të cilët përbënin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë publike dhe u ndëshkuan sipas procedurës ligjore.

Ka vendosur 2758 masa administrative për parkime të gabuara, një fenomen i përhapur që vijon të krijojë vështirësi në qarkullimin e përditshëm;

Ka arrestuar ose proceduar penalisht 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Latest articles

Related articles