Përballja me kancerin? Mira Kazhani: Pabesi! Shëndetësia e dështuar, biznes

spot_img
Advertisements

Madame Mapo:

Pse ky libër?

Sepse ky libër ndodhi. Nuk më pyeti. Ndodhi para se të shkruhej.

Pse kjo hyrje në skenën letrare?

Nuk e kam parë si një hyrje në skenën letrare. Nuk bëra plane me këtë libër. U nisa me idenë e një libri të nevojshëm. Rrugës doli letërsia. Ëndrra ime e vjetër.

Mund të kishe zgjedhur fiction. Pse rrëfeve një ngjarje reale?

Sepse jeta ia kalon imagjinatës. Jeta ime, më 2 nëntor të vitit 2024, ia kaloi çdo fantazie. Erdhi fillimisht si një pabesi dhe përfundoi në letërsi. Vetëm jeta reale ka këtë fuqi.

Eksperienca, përjetimi total dhe rrëfimi janë një te “Një ditë tjetër”, por a ka mbetur diçka pa thënë?

Po, ka një episod fatal me dikë, por që kam vendosur ta mbaj për vete. Të paktën në këtë libër, në këtë moment. Sepse, nëse do ta thosha, do lëndoja shumë gra të tjera që janë në pozitën time, ashtu siç jam ndier e lënduar dhe e shqetësuar unë. Në Shqipëri gjërat janë ngatërruar shumë. Dhe një sistem shëndetësor i dështuar ka bërë që disa njerëz të humbasin toruan. Mjekësia si biznes e ka dërrmuar raportin njerëzor midis mjekut dhe pacientit.

Çfarë do të shkruash në vitin 2026?

Nuk do e lë kaq shpejt udhëtimin e “Një ditë tjetër”…

Deri në fund të pranverës jam në një kalendar promovimi të librit jashtë Shqipërisë. Nuk e kisha menduar që do të shkonte kështu, por libri vendosi fatin e vet dhe unë duhet ta ndjek.

Do të shkruaj patjetër. E kam edhe idenë. Dhe besoj se do jem sërish te realiteti i veshur me letërsi. Më pëlqen jeta më shumë sesa fantazia për të. Më pëlqen të shkruaj për ngjarje të jetuara. Por mbi të gjitha, nuk dua të bëj premtime dhe i pari është shëndeti. Nëse ai është mirë, kemi kohë për çdo gjë tjetër

Latest articles

Related articles