Desada Metaj: Spiropali sekretare, makute, servile e trilluar, fshatare, pa yndyrë

spot_img
Advertisements

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, ka shkruar një reflektim mbi rëndësinë e letërsisë në jetën shoqërore dhe kulturore, duke e cilësuar atë si “nivelin më të lartë të sofistikimit të qenies njerëzore”.

Spiropali veçon në mënyrë të veçantë romanin “Dielli në mërgim” i shkrimtares Ani Wilms, të cilin ajo e cilëson si një vepër që lidh në mënyrë të ndërlikuar drama njerëzore, breza dhe hapësira të ndryshme gjeografike. Ajo e përshkruan librin si “një roman të jashtëzakonshëm, të qëndisur me mjeshtëri nga njëra prej pak romanciereve të rëndësishme të letërsisë sonë”.

Por komunikimi i ministres ka hasur në reagime. Gazetarja e njohur Desada Metaj përmes një postimi ka folur për regjistrat ndryshme:

Vetëm një sekretare partie, hajdute, makute, injorante,e trilluar, servile, doganiere, fshatare, pa yndyrë dhe pa kripë mund të shkruajë për një libër duke renditur brenda një fjalie dhe “inshallah” dhe prokurorin. Dhe pikturën dhe skulpturën dhe natyrën me N të madhe- vetëm Zoti e meriton këtë Nder.

Por meqë nderi është fjalë e huaj për Elisën do Zoti lexojne ndonjë rresht të Kodit Penal. Se Bibël e Kuran këta dreqën nuk njohin….

Elisa Spiropali:

Inshallah kjo nuk ndodh, se po ndodhi nuk do gjejmë dot vend ku të fshihemi, as prokurori ku të ankohemi.

Pikturën, skulpturën, muzikën, i bën edhe Natyra.

I vetmi Art që Natyra nuk e bën dot është Letërsia.

S’ka si Letërsia. Pa Letërsinë do kishim mbetur majmunë duke u kacavjerrë nëpër degë.

Latest articles

Related articles