nga Erion Braçe
MENDUAR NE E DUKE PARE TOP CHANNEL!
Te enjten isha ne Top Story, ne Top Channel;
Kjo eshte nje foto e minutave te mia atje. Eshte Grida Duma, Jorida Tabaku dhe une, ne foto gjithnje.

Nje dite me pas, gazetari i emisionit me dergoi nja dhjete foto-isha vetem une ne to. I pashe dhe i shkruajta: Po une nuk isha vetem!! Qeshi dhe dergoi keto qe shihni ne seri.
- Grida Duma dhe une nuk kemi folur ndonjehere. Kemi qene ne Kuvend, ne te njejten kohe, ne dy ane te ndryshme, por nuk kemi patur komunikim.
Edhe pasi ajo iku nga Kuvendi, njesoj.
Po e them, me pelqente kur i ktheheshin aty,
pas fjaleve te saj; madje kam qeshur me ze kur i ktheheshin keq; Me vjen keq per kete!
Une nuk shoh politike ne televizion, por ne emisionin e saj eshte folur per mua; jane thene te paverteta, madje edhe jam fyer qellimisht. Jam pergjigjur edhe une publikisht, ne menyre te njejte. Dy here kemi kembyer mesazhe ne gjithe kohen pas Kuvendit. Te dyja heret per te qene ne emision. Heren e pare i thashe se nuk kisha nerva te isha ne TV. Nuk e besoi, e kuptova kur e degjova te fliste me pas per emisionin e saj, nisjen e tij. Hera e dyte ishte kete te enjte, por kete here isha ne studion e saj.
Pas emisionit i mendova te gjitha keto, mbi te gjitha marredhenien. Do doja te isha sjelle krejt ndryshe. Cdo gje nis ne KUVEND e vijon prej ndarjes se eger aty. Kam kuptuar se ne Kuvend nuk mund te jesh ose eshte e veshtire te jesh njeri normal, deputet po i tille. Rrenjet jane tek konflikti, sherben si nxites i adrenalines dhe kjo e fundit e ben konfliktin personal, kerkon ta mundesh deri poshterrosh tjetrin, edhe kur eshte grua. Pas tij cfare nuk ka-levdime ne sy e telefon, rrjete sociale, vleresime si i zoti ngado dhe ti zhytesh e krijon kete profil qe eshte i ashper, deri diku i dhunshem. Profil qe eshte i rreme si model suksesi, nuk i vlen kujt, vecanerisht njerezve te zakonshem. Profil qe ndan, percan dhe ben dem, marredheniet i rrenon, mosbesimin e kthen ne vlere.
Do doja qe gjithcka te niste tek respekti dhe respektin ta jepja une.
- Jorida Tabaku ka nje jete ne Kuvend, ne Komisionin e Ekonomise ne me te shumten e kohes, perballe gjithnje, duke menduar ndryshe, perplasur cdo here, ne pak raste ne nje mendje-ne fakt une deri diku ne qendrimet e saj, ajo kurre ne qendrimet e mia, ne debat permanent dhe gjithnje ne perpjekje per ta gjetur pa argument apo ne argumentin e gabuar, ne numrat qe nuk jane apo nuk qendrojne. Nje perballje qe shtyn te lexosh, kerkosh, dokumentosh, troc te pergatitesh per qendrimin tend, si afirmim apo si kundershti ne thelb, mbeshtetur ne dije e parime, per te mberritur tek me e mira. Dy qenie politike teresisht te ndryshme, mbeshtetur ne ideologji te ndryshme, nga rrjedhin qendrime te ndryshme politike e profesionale, por qe ja pranojme njeri tjetrit si te tilla, pa ndryshuar gje.


