nga Av. SPARTAK NGJELA
Pse po katandiset në këtë gjendje depersonalizuese Partia Socialiste?
Sepse shumë krerë të saj kanë rënë në korrupsion.
Kurse dalja në skenë e SPAK i ka goditur shumë në të dy krahët e politikës, të korruptuarit e lartë me akuzën penale për korrupsion.
Por gjendja në Shqipëri tani nuk mund të quhet e qetë, kurse po kuptohet që SPAK ka hyrë në një goditje penale në sistem, dhe, duke u nisur nga fskti se të gjitha provat për krimin e korrupsionit të lartë shtetëror kanë ardhur nga Uashingtoni dhe SPAK drejtohet profesionalisht po nga ata, atëherë duhet të themi se korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri është i pashpresë.
Kjo po ndodh sepse kryeministri aktual Edi Rama po kuptohet se është i angazhuar realisht për luftën antikorrupsion, duke mos iu rënë ndesh amerikanëve, edhe pse ai e di që shumë politikanë të lartë të Partisë Socialiste kanë shkuar e do të shkojnë nën akuzë penale për korrupsion.


