🔴 “BE-ja duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti t’u kthehet vendeve individuale, në mënyrë që qeveritë të mund t’i përfaqësojnë më mirë qytetarët e tyre”, tha miliarderi Elon Musk në X.
Ky reagim vjen pak orë pasi Bashkimi Europian ka gjobitur platformën X, dikur e njohur si Twitter, me 150 milionë euro për shkelje të ligjit europian mbi shërbimet digjitale (DSA). Por edhe Reagimi nga Shtëpia e Bardhë ishte i ashpër. Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, e konsideroi këtë si “një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja”.
Por kjo është vetëm maja e ajsbergut në një përplasje që tashmë shihet si ekzistenciale mes SHBA-ve dhe BE-së. Për Elon Musk, gjoba është e parëndësishme krahasuar me pasurinë e tij, ndërsa reagimi politik shkon përtej aspektit të thjeshtë juridik.


