Sa të mbrojtur janë konsumatorët?
Flas për një artikull qefi gjithsesi.
Atëherë, para një jave gati shkoj në një supermarket dhe blej disa embëlsira dhe kur paguaj kuptoj që çmimi në të vërtetë ishte 100 Lekë ose 1 Euro më shumë se sa ai i ekspozuari.
Bëj fjalë, pres që të merren masa, pres shumë në fakt. Vjen njëra nga punonjëset dhe më thotë që mund ta marr aq sa është çmimi i ekspozuar. Unë më fakt nuk pranova dhe thashë për mallin që do marr do paguaj aq sa del fatura. Të cilën e fotografova.
Duke qenë se bëra gjithatë zhurmë mendova që do ishin marrë masa: ose do ishte ndryshuar çmimi i ekspozuar, ose do ishte ndryshuar çmimi në kasë. O njëra, o tjetra.
Pas disa ditësh shkova sërish dhe nuk kishte ndryshuar asgjë!
E njëjta histori. Çmimi ekspozuar 800 Lekë dhe çmimi i shitjes në kasë 900 Lekë.
Tani më thoni ju si ta quaj këtë?
A keni ndonjë mendim?





