“Berisha si Cristiano Ronaldo”, Fahri Balliu: Do i bëjë gol Ramës vitin tjetër

spot_img
Advertisements

Gazetari dhe shkrimtari Fahri Balliu ndan bindjen se në muajt e parë të vitit që vjen, do të ketë qeveri teknike dhe se gjithçka do të vijë nga Foltorja e nisur nga kryedemokrati Sali Berisha.

Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se Berisha me Foltoren e nisur po impresionon demokratët si në ditët e tij të para.

Momenti i tanishëm i politikës shqiptare ndodhet në rolin e rreptësisë, në rolin e golit dhe golin do e bëjë opozita.

Së pari me denoncimet për korrupsionin dhe së dyti me ngritjen lart të figurës së Berishës i cili doli nga një betejë ferri me strukturën sorosiane dhe është duke impresionuar demokratët si në ditët e para me Foltoret që ka nisur.

Dhe është kjo Foltore që do bëjë golin dhe goli do jetë qeveria teknike që do të vijë në muajt e parë të vitit.

Latest articles

Related articles