Kuvendi miratoi në mesnatë 13 projektligje dhe 3 projektvendime

spot_img
Advertisements

Pas një debati të gjatë Kuvendi miratoi në mesnatë rendin e ditës si më poshtë;

Adela Xhemaili, zgjidhet anëtare e bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare, dhe do të jetë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv.
Lefterije Lleshi Luzi, zgjidhet Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil me mandat 5-vjeçar.

Miratohen ndryshimet në Këshillin e Integrimit, bashkëdrejtim PD-PS.

Votimi:

  1. Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me fondacionin Hanns-Seidel”.
    – Pro: 79, Kundër: 0 abstenim: 21
  2. Projektligji “Për aderimin në Traktatin e Marrakeshit për akses në veprat e botuara për personat e verbër”.
    – Pro: 100, Kundër: 0 Abstenim: 0
  3. Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale”.
    – Pro: 102, Kundër: 0 abstenim: 0
  4. Projektligji “Për aderimin në Memorandumin e kontrollit shtetëror portual në Mesdhe”.
    – Pro: 102, Kundër: 0 abstenim: 0

5.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit BEI për projektin hekurudhor të Korridorit VIII (faza I–Shqipëri)”.
– Pro: 79, Kundër: 21 abstenim: 0

6.Projektligji “Për ratifikimin e kontratës financiare me BEI për Korridorin VIII”.
– Pro: 79, Kundër: 21 abstenim: 0

7.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas me BERZH për seksionin Durrës–Rrogozhinë të Korridorit VIII”.
– Pro: 79, Kundër: 21 abstenim: 0

8.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë me BERZH për projektin fotovoltaik solar të KESH”.
– Pro: 73, Kundër: 22 abstenim: 0

9.Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”.
– Pro: 79 Kundër: 0 abstenim: 23

10.Projektligji për ndryshime në ligjin “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”.
– Pro: 78 Kundër: 23 abstenim: 0

11.Projektligji për ndryshime në ligjin “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”.
– Pro: 79, Kundër: 24 abstenim: 0

12.Projektligji për ndryshime në ligjin “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit në BE”.
– Pro: 79. Kundër: 23 Abstenim: 0

13.Projektligji për ndryshime në ligjin “Për Avokatin e Popullit”.
– Pro: 101, Kundër: 0 Abstenim: 0

14.Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të AMF, që do të jetë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv”.
– Pro: 78 Kundër: 22 abstenim: 2

15.Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”.
– Pro: 79 Kundër: 4 abstenim: 1

16.Projektvendimi “Për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në Komisionin e Ekonomisë”.
– Pro: 100, Kundër: 0 abstenim: 0

Latest articles

Related articles