Nisma “Krishtlindje në Pediatri”, e ndërmarrë nga një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë, ka hyrë në vitin e saj të tretë. Ata që nesër do të jenë mjekët trajtues dhe kurues të shumë sëmundjeve, sot kanë zgjedhur të gëzojnë sytë dhe zemrat e fëmijëve që, për shkak të sëmundjeve të ndryshme, festat e fundvitit do t’i kalojnë në spital, nën terapi mjekësore.
Altea Papa, një prej studenteve nismëtare, tregon se grumbullimi i dhuratave ka nisur dhe se kushdo mund t’u bashkohet me kontribute monetare apo dhurata.
Sinkron: Altea Papa, studente, nisma “Krishtlindje në Pediatri”.
Përveç dhuratave që do të shpërndahen më 19 dhjetor, për fëmijët në spital do të organizohet edhe një festë me animatorë, për t’i sjellë sa më pranë magjinë e festave


