Francë, 5 dronë fluturojnë mbi bazën e nëndetëseve Bërthamore, rrëzohen nga ushtria

spot_img
Advertisements

Alarm maksimal në Francë, ku pesë dronë kanë fluturuar mbi bazën nëndetëse franceze të Ile Longue, në gjirin e Brestit, në skajin perëndimor të vendit. Aty janë të dislokuar nëndetëset bërthamore të afta për të lëshuar raketa. Episodi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes. Batalioni i artilerisë detare, që mbron objektin, ka kryer disa goditje kundër tyre.
Në natën mes 17 dhe 18 nëntorit, dronë të tjerë kishin fluturuar mbi të njëjtën zonë. Siç njoftoi ministrja franceze e Forcave të Armatosura, Catherine Vautrin, është hapur një hetim.

Pesë dronët që fluturuan mbi bazën nëndetëse franceze të Ile Longue, e më pas u rrëzuan nga trupat franceze, ishin modele të vegjël, “të paarmatosur”, dhe “jashtë çdo konteksti ushtarak”: këtë e saktëson prefekti detar i Atlantikut, kapiteni i fregatës Guillaume Le Rasle, i cituar nga gazeta Libération.
Në një intervistë tjetër për kanalin BFMTV, një nga rrjetet kryesore informative të vendit, ai thekson se “infrastrukturat sensitive të bazës nuk janë vënë në rrezik”.
Sipas tij, përgjegjësit e fluturimeve “kanë pasur synimin të frikësojnë popullatën”.

Ministrja franceze e Forcave të Armatosura, Catherine Vautrin, ka njoftuar hapjen e një hetimi për rastin e pesë dronëve që fluturuan mbi bazën bërthamore të Ile Longue dhe që u rrëzuan nga forcat franceze.
Batalioni i artilerisë detare që mbron zonën “ka kryer disa goditje kundër dronëve”, thotë një burim nga Xhandarmëria lokale.

Sipas zyrës së saj, Vautrin ka deklaruar se “një hetim është në proces” për të hedhur plotësisht dritë mbi ngjarjen.
Préfecture maritime de l’Atlantique sqaron se hetimet i janë besuar prokurorisë ushtarake të Rennes.
Hetuesit, ndër të tjera, do të duhet të përcaktojnë identitetin e personave që pilotonin pesë dronët.

Latest articles

Related articles