Prona, apartamente, troje e biznese. Sekuestrohen 4 milionë EURO pasuri

spot_img
Advertisements

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit P.C. dhe familjarëve të tij. Sipas organit te akuzës sekuestrimi është bërë në kuadër të hetimeve për dy vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Hetimet, që zhvillohen në kuadër të procedimit penal nr. 25 të vitit 2023, kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë prona, ndërtesa, biznese dhe truall, me një vlerë totale rreth 4 milionë euro.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë, ndër të tjera truall me sipërfaqe 1,600 m² në Vlorë, në emër të shtetasit P.C., bodrum dhe disa njësitë banimi të ndryshme me sipërfaqe nga 36.14 m² deri në 324.17 m², në emër të shtetasit F.C.

Dy apartamente në emër të shoqërisë “F” sh.p.k., me sipërfaqe 72.36 m² dhe 89.90 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 115 m² në emër të shtetasit F.C.

Latest articles

Related articles