Foltorja në Durrës trondit PD, Noka firmos urdhrin e Analizës: çfarë mendimi keni për vjedhjen e zgjedhjeve!

spot_img
Advertisements

Pas nisjes së një turi takimesh nga një grup demokratësh, midis të cilëve ish-deputeti Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, Partia Demokratike është vënë në lëvizje për të kryer analizën e humbjes në zgjedhjet e 11 majit.

Udhëzimi i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka i është shpërndarë degëve lokale në të gjithë vendin dhe u kërkohet të nisië analiza e brendshme për rezultatin që mori PD në zgjedhjet.

Një ditë më parë, Salianji dhe Alimehmeti zhvilluan një takim me strukturat e partisë dega Durrës ku gjatë fjalimeve që u mbajtën, kërkuan të bëhej një analizë e situatës në të cilën ndodhet sot PD, pas disa humbjeve radhazi në zgjedhje.

Latest articles

Related articles