Micotaqis në panik: Fermerët të heqin traktorët nga rrugët nacionale, do rrisim subvencionet

spot_img
Advertisements

Kryeministri grek Mitsotakis të mërkurën adresoi vonesat në pagesat e subvencioneve të fermerëve, duke bërë thirrje kundër protestave si bllokimi i rrugëve, mbyllja e aeroporteve dhe ndërprerja e punës së zyrave doganore ndërkohë që përshkroi planet për të shpejtuar subvencionet.

Duke folur në një takim të qeverisë, Mitsotakis tha se “veprime të tilla ekstreme nuk ndihmojnë” dhe theksoi se pagesat totale për fermerët për vitin 2025 do rriten me më shumë se 500 milionë euro krahasuar me vitin 2024, nga 3.1 miliardë në 3.7 miliardë euro.

Kryeministri tha se kalimi i menaxhimit të subvencioneve nga OPEKEPE (agjencia në qendër të një skandali të fundit të subvencioneve) tek Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike (AADE) do krijonte “një realitet krejtësisht të ri, me një sistem subvencionimi të ri, të besueshëm, të shpejtë, por sigurisht shumë më të drejtë, i cili do mbështesë në mënyrë efektive prodhuesit e vërtetë.”

Mitsotakis vuri në dukje se pagesat paradhënie të ndihmës bazë dhe programet sipas të ashtuquajturës “shtyllë e dytë” e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së (CAP), që synojnë modernizimin e fermave, tashmë janë shpërndarë. Ai tha se deri në fund të dhjetorit, qeveria synon të paguajë 1.2 miliardë euro ndihmë.

Ai gjithashtu përshkroi pagesat për Masën 23 të CAP, duke ofruar likuiditet emergjent për fermerët e prekur nga fatkeqësitë natyrore, si dhe borxhet e kaluara për blegtori organike, ndihmë shtesë për blegtorët në pesë njësi rajonale, kompensim të jashtëzakonshëm për bagëtitë e humbura nga lija, dhe pagesa për zonat malore dhe të pafavorizuara.“

Prodhuesit e ndershëm, konsistentë, të cilët janë shumica e fermerëve tanë, në fund të fundit do të jenë përfituesit e kësaj përpjekjeje,” tha Mitsotakis.

Kryeministri bëri dallimin midis fermerëve që presin pagesa për shkak të kontrolleve të kryqëzuara dhe atyre që nuk do paguhen sepse nuk kanë të drejtë për subvencionet që kishin marrë ose pritur më parë.

“Në çdo rast, ne jemi gjithmonë të hapur për një dialog të strukturuar,” shtoi ai, duke theksuar se Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit “gjithmonë e ka derën hapur për problemet e botës rurale.

Latest articles

Related articles