LITA: Qytetarët janë të pambrojtur, PD nuk përfaqëson, PS i vjedh

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin Off the Record me Andrea Danglli në A2 CNN, kritikoi Partinë Demokratike, duke deklaruar se ajo është shkëputur tërësisht nga qytetarët dhe është zhytur në konflikte të brendshme që nuk prekin askënd përveç vetë strukturave të saj.

Sipas Litës, qytetarët ndihen të pambrojtur mes përplasjes së vazhdueshme mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, ndërsa PD vijon të merret me “sherrin e pallatit”, me beteja mes të rinjve e të vjetërve dhe me pazare të brendshme për poste. “Qytetarët nuk kanë më interes për PD-në. Nëse do të kishin, do të dilnin të votonin, të protestonin, të ishin komisionerë. Partia Demokratike nuk po i përfaqëson,” u shpreh ai.

Lita theksoi se opozita ka humbur sinkronin me problemet reale të njerëzve, ndërsa qeveria vijon, sipas tij, t’i shfrytëzojë, t’i shantazhojë dhe t’i trajtojë me propagandë, sidomos pensionistët. Ai kritikon edhe narrativën e qeverisë se “po jep shpërblime”, duke kujtuar se bëhet fjalë për taksat e qytetarëve.

Gazetari shprehu shqetësimin se PD nuk po flet më për ofertën e saj politike, për drejtësinë, ekonominë apo aleatët ndërkombëtarë, por vetëm për interesa të brendshme. Ai paralajmëroi rënie të vazhdueshme të mbështetjes elektorale: nga 620 mijë vota në kohën e Lulzim Bashës, në 500 mijë, me tendencë për të zbritur edhe më poshtë në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Litës, zgjidhja nuk qëndron te analistët, por te vetë partitë politike, të cilat duhet t’i rikthehen qytetarëve dhe demokracisë së vërtetë

Latest articles

Related articles